Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli ka ndaluar bërjen e testeve të koronavirusin duke dyshuar tek vërtetësia e tij, duke shtuar se pozitive u kishin dalë edhe monstrat e marra nga një dhi, një dele dhe nga fruti i papajës.
Kitet e testimit COVID-19 ishin importuar nga jashtë dhe Presidenti kishte udhëzuar që për të vërtetuar cilësinë e tyre të merreshin mostra edhe nga disa kafshë, e sende jofrymorë.
Pasi mostrat e marra u testuan në laboratorin e Tanzanisë, rezultuan pozitive me koronavirus.
“#Qeshni dhe #Duartrokisni zbathjen dhe diskretitimin që Presidenti i Tanzanisë, u ka bërë mashtruesve të OBSH-së, si distributori i testeve të Covid-19.
Doktoranti i Kimisë, Presidenti i Tanzanisë John Magufuli nuhati lojën që po i organizonte OBSH-ja.
Teksa në vend kishte vetëm 20 raste të konstatuara, brenda 3 apo 4 ditësh rastet arritën në afro 500 persona, pas testimeve që kryheshin.
Në këto kushte Presidenti, e futi në kurth qendrën e testeve të Covid-19 në vendin e tij, qendër e shtetit nën ndikimin e OBSh-s.
Një test Covid-19 ja bëri një deleje.
Një test Covid-19 ja bëri një dhie.
Nje test Covid-19 ja bëri një fruti (pawpaw).
Të tre testeve u vendosi emra njerëzish. Që të tre testet, pas përgjigjeve të analizave dolën pozitivë.???
Dmth, një dele, një dhi dhe një frut në Tanzani janë mbartës të Covid-19.
?????
Sulmi ndaj tij nuk po ndalet. Majtisto-globalistët kanë ngritur kundër tij opozitën që thërret dhe ulëret për izolim dhe masa ekstreme në kohë “pandemie”.
Presidenti premton që do të vazhdojë të demaskojë Plan-deminë!”, shkruan Mariela Stefanllari