Kur do hapen kufijtë? Balluku zbardh vendimin

Shpërndaje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në studion e emisionit “Opinion” tha se gjasat janë që kufijtë të hapen në shtator. Ajo tha se hapja e kufijve nuk është në dorën e qeverisë, dhe se duhet të ketë një koordinim mes shteteve.

Sipas Ballukut, bazuar edhe në draftin e vendeve europiane, gjasat më të mëdha janë që brenda qershorit lëvizja të jetë vetëm brenda shtetit, dhe kufijtë të hapen në shtator.

Gjithashtu ministrja shtoi më tej se po punohet për marrëveshje bilaterale, për të sjellë turistë sipas disa protokolleve strikte.

“Hapja e kufijve nuk është më në dorën e qeverisë, duhet të ketë një koordinim të përbashkët mes shteteve. Ka një draft aktualisht.

Gjasat më të mëdha janë që brenda qershorit hapja të jetë vetëm lokale, pra mes qyteteve dhe të ketë hapje më të gjerë në shtator.

Kufijtë të hapen në shtator. Ky nuk është lajm i mirë, por kështu qëndron situata për momentin”.

Shpërndaje