Studentët shqiptarë të bllokuar në ShBA nga mbyllja e kufijve për shkak të pandemisë dhe që planifikojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë do të mund të udhëtojnë ditën e nesërme përmes linjës Nju Jork-Londër-Tiranë.
Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli-Faber, njofton studentët që mundet të kapin fluturimin e datës 6 maj nga New York, Boston, Washington DC, Dallas (Teksas), apo Seattle, që të kontaktojnë menjëherë agjensinë e udhëtimit, sipas këtij njoftimi.
“Nëse nuk ka më interes nga studentët (do mund të presim deri ditën e martë, 5 maj në mesditë EST time) vendet do i vëmë në dispozicion për qytetarët që janë në listë pritje. Në këtë moment kanë ngelur shumë pak vende të lira” thekson Ambasadorja.