Për të katërtën ditë në Shkodër nuk konfirmohet asnjë rast pozitiv me COVID 19. Numri i të prekurve vazhdon të mbetet 110 persona, ndërsa 17 prej tyre janë të infektuar aktivë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 17 të infektuarit aktivë, 7 pacientë janë të shtruart në spital. Katër nga pacientët në gjendje më të mirë shëndetësore dhe tre të tjerë janë në terapi intensive.
Ndërkohë 10 persona të tjerë të infektuar aktivë janë të vetëizoluar në banesa, si shkak i gjendjes më të qëndrueshme shëndetësore dhe ndiqen nga mjekët e familjes në Shkodër.
Deri më tani, në listën e personave të shëruar nga koronavirusi janë 95 persona. Tashmë Shkodra renditet e treta në vend, pas Tiranës dhe Krujës për nga numri i personave të infektuar nga virusi COVID-19.
Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor vazhdon ndjekjen e situatës epidemioligjike, me gjurmimin dhe testimin e kontakteve të personave të infektuar. Deri më tani, në Shkodër janë bërë më shumë se 900 teste tek personat e dyshuar me koronavirus.
Aktualisht në ambjentet e konviktit “Luigj Gurakuqi”, kanë qenë të akomoduar rreth 37 persona, ku janë larguar 2 shtetas. Aktualisht janë 35 shtetas.Vijon të monitorohet dhe koordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve përkatëse.