Ka shkuar në 789 numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri.
Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar edhe 7 raste pozitivë.
Nga rastet e reja, 5 janë regjistruar në Tiranë, 1 në Krujë dhe 1 në Kukës.
Momentalisht 239 pacientë janë aktivë me koronavirus, ku pjesa më e madhe e tyre nuk ka nevojë për trajtim spitalor.
Në dy spitalet Covid janë të shtruar 31 pacientë ku 7 prej tyre ndodhen në terapi intensive.
Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë mbetet në 30.