Informacion Permbledhes
Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.01.05.2020.
Nga NJVKSH, informohemi se vazhdon te jete në nivele të qëndrueshme situata epidemiologjike në të gjithe territorn e Qarkut
a. Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se nga përgjigjet e 28 mostrave të marra dhe dërguara dije në ISHP, janë konfirmuar të gjitha mostrat negative.
• Në total, ngelet në 110 numri pozitiv covid-19.
• Sot janë derguar edhe 18 mostra të tjera ne ISHP, Tr.
• Vijon kontrolli epidemiologjik i 37 shtetasve të karantinuar në konviktin e Univeristetit “Luigj Gurakuqi”, gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, nuk shfaqin simptoma apo probleme shëndetësore.
Sot mbarojnë karantinën 2 shtetas të cilëve ju plotësua dokumentacioni për daljen nga karantina.
b. NJVKSH, Pukë dhe Fushë Arrëz, Informohemi se nuk asnjë vatër covid-19.
c. NJVKSH, M.Madhe, nuk kemi raste të prekur, nuk është marrë asnjë tampon (ekzaminimi për Covid-19 dhe nuk ka asnjë rast të dyshuar.
Në zbatim të Urdhërit të përbashkët për Vetëkarantinimin e Shtetasve Shqipetare që duan të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare tokësore, mbrëmë ka hyre nga pika kufitare Hani i Hotit 1 shtetas, pas kontrollit është transportuar në qendren e akomodimit në Shkodër.
Nr. i recetave për moshat e pensionit (mbi 65 vjec)- 42, nga këto 16 të dërguara në banesë.
Nga Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 39 vizita te urgjences, nga të cilat janë marre 2 mostra të dyshuar për covid-19.
Situata Rendit Publik.Nga DVP, vijojnë masat për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut e cila është në parametrat normal të qendrueshëm.
Drejtoria e Kufirit dhe Emigracioni, informon se me dt.30.04.2020, ora 21.00 është paraqitur një shtetas në hyrje të RSH, qe vinte nga Mali Zi, të cilit pasi ju bë i ditur urdheri, nr.240.dt.07.04.2020, është dakortësuar për tu vetkarantinuar ne konviktin “Luigj Gurakuqi”i cili është akomoduar në ambientet e konvikti rreth orës 23.30.
Nga Drejtoria e Trajtimit të Studentëve, informohemi se aktualisht në ambientet e Konviktit “Luigj Gurakuqi”, kanë qenë të akomoduar deri sot me dt.01.05.2020, rreth 37 shtetas të cilëve ju afrohet akomodimi, ushqimi dhe asistenca shëndetësore, ndersa sot, rreth ores 14.00 kane dale nga akomodimi 2 shtetas te cilet kane kryer karantinimin prej 14 ditesh dhe procedurave te bera nga NJVKSH, DVP jane larguar per ne banesen e tyre. Aktualisht jane te akomoduar gjithsejt rreth 35 shtetas
ISHSH, është hartuar plani dhe skema inspektimit, monitorimit, keshillimit për të gjitha subjektet që jane hapur aktivitetet mbi bazen e Vendimit të KNEC, dt.29.04.2020 që i është deleguar për zbatim të gjithë anëtarëve të KMC.
Aktualisht kjo drejtori si lider e procesit ka vijuar punën në kuadër edhe të detyrave të Takse – Forcë në terren në bashkëpunim me strukturat e Policisë, AKU, Bashkive për verifikimin e individëve që kanë rezultuar me covid 19 nëse e zbatojnë karantinen, dhe monitorimin e tregjeve, fasonerite, dhe subjektet që lejohen dhe ndalohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre me kushtet e marrjes se masave për mbrojtjen nga covid 19.
Gjate dites se sotme kjo Drejtori ne rolin e liderit dhe kordinatorit kryesor ka hartuar ne bashkepunim me inspektoriatet e tjera planin e keshillimit per lehtesimin e te gjitha subjektev qe lejohen te ushtrojne aktivitet ne baze te Vendimit te Takse Forces.