“Kur do të hapen kafet, berberët dhe dentistët?”, ja si përgjigjet kryeministri Rama…

Shpërndaje

Në një dalje për publikun, ku është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, kryeministri Rama ka sqaruar disa çështje në lidhje me problematikat e ngritura.

Rama sqaroi se kafenetë nuk do të hapen dhe shërbimi i atyre merr me vete do të rishikohet vetëm pas datës 11 maj.

Po ashtu, Rama shtoi se ka edhe një kategori personash që nuk e kanë marrë pagën e luftës, për shkak se disa prej tyre nuk kanë dhënë kodin e saktë të bankës.

Rama:Do të hapemi me shumë kujdes dhe deri në, pas kësaj jave, dhe javës në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët dhe komitetin lidhur me procesin e hapjes së korridoreve ajrore. Në tërësi do të vijojmë me këtë regjim për korridoret ajrore. Lehtësimi do të vijë në proces. Mbeten në proces për t’u studiuar dhe për t’u lehtësuar, disa biznese, floktoret, berberët, dentistët.

Janë të rrezikshme, sepse mjafton që një nga klientët të infektojë berberin, parukerin apo dentistin të gjithë marrin infeksionet. Por me protokollet do të lehtësojmë edhe këtë aktivitetet dhe pastaj mbetemi te qendrat tregtare më parë dhe më pas restorantet dhe baret. Për baret e vogla dhe kafenetë merre me vete nuk ka diskutim për këtë temë deri në datë 11 maj, kur do të kemi një rivizitim të situatës. Do të shohin edhe efektet në zonat e gjelbërta. 

Një pjesë e personave që kanë probleme me pagën e luftës, për arsye se ose aplikimi nuk ëhstë bërë si duhet, ose bëhet fjalë për persona që janë të dypunësuar, pasi nuk mund të ketë 2 paga lufta. Ndërsa janë disa persona që kanë dhënë kodin e tyre bankar të gabuar. Një grup tjetër, rreth 3000, janë kategori të miratuar pa bërë miratim fare. Të gjithëve atyre që janë miratuar, por që nuk u janë hedhur në bankë, por është dhënë ibani i gabuar dhe do të vijë një mesazh nga Tatimet për të konfirmuar sërish ibanin e rregullt. Dhe pastaj do të hidhet sërish. 

Është një marrëveshje me qeverisë greke dhe asaj tonë, nuk është një vendim zyrtar se është një procedurë burokratike, por është një marrëveshje me mirëkuptim.

Nuk e bën asnjë vend i botës që të shpërndajë fond pa përjashtim kudo janë pa e ditur se çfarë kontributi kanë thënë. Kemi dhënë mbështetje për ata që janë goditur nga biznesi i vogël dhe i kanë në bankë paratë, me një pagë prej 3 muajsh. Disbursohet çdo ditë nga 10 000 paga për çdo individ. Por nëse nuk figurojnë askund nuk ka një mundësi page, pasin nuk e ka bërë asnjë shtet. 

Shpërndaje