Riatdhesohen 109 shqiptarë nga Spanja/ Publikohen datat e reja të fluturimeve

Shpërndaje

109 shqiptarë janë riatdhesuar këtë të martë nga Spanja. Ata kishin mbetur jashtë kufijve për shkak të masave kufizuese ndaj COVID-19.

Shtetasit shqiptarë kanë zbritur në aeroportin e Rinasit rreth orës 17:00 dhe më pas janë drejtuar për në hotele në Durrës, ku do të karantinohen 14 ditë. Ata do të qëndrojnë në hotelet e paracaktuara përpara se të transportohen në qytete e tyre dhe të bashkohen me familjen.

Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës ka publikuar edhe datat e reja për riatdhesimet në ditët në vijim.

Riatdhesimet, më 29 prill

Fluturimi Milano-Tiranë në orën 10:15-12:15

Fluturimi Stamboll-Tiranë në orën 21:30-22:00

Riatdhesimet më 30 prill

Fluturimi Milano-Tiranë në orën 12:30-14:30

Fluturimi Romë-Tiranë në orën 19:20-20:40

Riatdhesimet, më 1 maj

Fluturimi Frankfurt-Tiranë në orën 15:30-18:15

Riatdhesimet, më 2 maj

Fluturimi Londër-Tiranë në orën 15:00-19:05.

Shpërndaje