Një tjetër urgjencë me COVID-19 ka mbërritur në Spitalin Infektiv. Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për një grua rreth të 60-ave që ka mbërritur me ambulancë nga Shkodra.
Sipas asaj që duket gruaja ecte me vështirësi por jo me barelë. Ky është rasti i katërt me COVID-19 i sjellë në Infektiv që prej orës 12 të ditës se diel e deri tani. 2 nga 4 rastet janë nga Kruja.