Kruja vazhdon të jetë një vatër e nxehtë e infektimit me Covid-19, duke shënuar 92 raste në total.
Nga 14 rastet e reja që u identifikuan gjatë 24 orëve të fundit në vend, 9 prej tyre ishin nga Kruja.
Kështu, për dy radhazi, Kruja ka pasur numrin më të lartë të të prekurve me COVID.
Ditën e djeshme nga 34 raste të reja në vend, 18 shin vetëm nga Kruja, të gjitha kontakte të rasteve të zbuluara para disa ditësh.
Po ashtu, dje u shënua edhe një rast në Mat, kontakt i një prej rasteve pozitive të Krujës që lidhet me vatrën në fasoneri.
Ndërkohë, fasoneritë në Krujë i kanë bërë kërkesë qeverisë në lidhje me situatën e krijuar nga rastet e shumta me Covid-19.
Biznesi fason në këtë qytet kërkon që qeveria të marrë përsipër kostot shtesë për marrjen e masave në mënyrë që të ndalohet përhapja e virusit te punonjësit.
Ata kërkojnë që të qartësohet mbështetja financiare për këtë industri dhe të kryhet transporti i punonjësve.