Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se ka rezultuar negativ nga testi sereologjik që është u është bërë mjekëve.
Pipero ka deklaruar se s’ka antitrupa që të tregojnë se ka krijuar imunitet, dhe e ka kaluar koronavirusin.
“E kam bërë të hënën testin sereologjik, dhe kam dalë negativ, nuk e kam kaluar koronavirusin” , u shpreh Pipero
Testi sereologjik bëhet për të kuptuar nëse personi e ka kaluar virusin, veçanërisht janë persona që kanë qenë të ekspozuar, si stafet mjekësore.
Mjeku Pëllumb Pipero ka folur edhe mbi rastin e fasonerisë në Krujë, ku u shtuan shumë raste me koronavirus.
“Do duhen së paku dy javë për të parë si është situata… Nuk duhet të marrim rastin e keq, duhet të respektojmë kushtet optimale për të parandaluar kthimin e masave. Nuk do kthehemi pas, ecuria e epidemisë tek ne, në opinionin tim, ka qenë e butë, e përballueshme me disa lëkundje, por që deri tani jemi në rezultate të mira brenda të keqes”, ka thënë Pipero mbi lehtësimin e masave.
“Unë e kam kuptuar kështu, që qeveria me ligj e ka shtyrë masën e emergjencës në 23 qershor që të jetë e justifikuar në masat e tjera. Kjo në opinionin tim nuk ka lidhje me lirimin e masave shtrënguese në raport me distancimin social. Këto masa shkojnë në përputhje me ecurinë e pandeminsë në vendin tonë”, ka thënë Pipero.