I moshuari nga Shkodra dërgohet tek Infektivi në Tiranë…

Shpërndaje

Pamjet që shihni vijnë nga Spitali Infektiv ku ka mbërritur edhe rasti i parë me COVID-19 për ditën e sotme.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për një burrë nga Shkodra. Siç shihet edhe nga pamjet, autoambulanca pasi ndalon para hyrjes së Infektivit, COVID 1-it, nga mjeti del një burrë i moshuar, i cili futet vet brenda në spital.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, 3 raste janë paraqitur në Infektiv nga qyteti i Shkodrës. Aktualisht në këtë qytet numri i personave të infektuar ka shkuar në 103.

Shpërndaje