AKU kryen 116 kontrolle në të gjithë vendin, masa për Tiranën dhe Shkodrën, asgjësohen mbi 6 ton produkte ushqimore

Shpërndaje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 116  kontrolle zyrtare dhe monitorime , ku janë marrë masa administrative  “Paralajmërim”  dhe “Asgjësim produktesh në Tiranë dhe Shkodër.

Në pjesën më të madhe të qarqeve merren mostra për analizim të mbetjeve pesticide në fruta -perime, analiza mikrobiologjike dhe të plehërave për bimësinë.

Gjatë  nspektimeve në Tiranë  është  marrë 1 masë administrative “Paralajmërim”, janë bërë 2 asgjësime  për 6.367 ton produkte ushqimore si dhe janë marrë 53 mostra në fruta- perime për analizimin e mbetjeve të pesticideve dhe 15 mostra djathë për analizim mikrobiologjik.

Në Shkodër janë marrë 3 masa administrative “Paralajmërim” për mungesë të librezave shëndetësore, gjithashtu janë marrë 5 mostra për analizim në inpute bujqësore.

Në në Korçë  janë marrë 20 mostra për analizim mbetjesh pesticide në mollë dhe speca, si edhe 6 mostra për analizim në një stabiliment përpunim mishi.

Në Berat janë marrë 5 mostra për analizim të mbetjeve pesticide në sallatë jeshile dhe 3 mostra për plehërat që përdoren për bimët.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vijojnë inspektimet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe monitorimin për masat e marra kundër përhapjes së Covid-19.

Shpërndaje