Masa të reja lehtësuese, Rama: Do hapemi kudo, por jo njësoj…

Shpërndaje

Qeveria do të ndërmarrë të tjera masa lehtësuese. Në një videomesazh, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se do të ketë masa lehtësuese, por nuk do të jenë njësoj për të gjitha rajonet. Në zonat me risk të lartë tha kryeministri masat do të jenë më të lehta, ndërsa ato me risk të lartë do vazhdojnë me masa të rrepta.

Edi Rama: Ne do të përdorim një taktikë të coptimit të valës goditëse të armikut gjatë fazës II. Që do të thotë do të hapemi me kujdes, mund të hapemi kudo, po jo kudo njësoj dhe njëkohësisht.

Çfarë do të thotë kjo?

Po ta shohim sot bilancin e Shqipërisë në hartën e Ballkanit, Evropës apo Botës ne hyjmë në grupin e vendeve më të suksesshme aktualisht në dy parametrat kryesore. Numri i të vdekurve për 1 milionë banorë dhe numri i të sëmurëve në terapi intensive në raport me  të infektuarit. Masat e forta shtrënguese kanë funksionuar mësë miri deri këtu falë qeverisë që i mori shpejt, por mbi të gjitha falë jush, falë qytetarëve shqiptarët, që në 99% keni qenë engjëjt mbrojtës. Por po të shohim nga ana tjetër hartën e Shqipërisë, kemi një pamje të qartë të faktit se vala e goditjes së armikut nuk ka qenë e njëjtë. Që do të thotë se nëse hapemi kudo njësoj dhe njëkohësisht ne rrezikojmë ta zgjerojmë jo ta ngushtojmë fushëveprimin e armikut, gjë që do ti kushtonte të gjithëve një kthim prapa.

Ne do të hapemi kudo, por jo njësoj. Psh, në një zonë si Gjirokastra dhe Dibra ku risku sot për sot është shumë i ulët mund të kemi më shumë lehtësim të masave, ndërsa në një zonë si Kruja për momentin asnjë lehtësim. Apo në një zonë si Tirana dhe Durrësi që kanë intensitet popullate një lehtësim të moderuar.  

Shpërndaje