Të pandarë për 60 vite, çifti i të moshuarve mposhtin bashkë koronavirusin

Shpërndaje

Një çift të moshuarish, që e kanë kaluar pothuajse çdo ditë bashkë për 60 vite, e luftuan edhe koronavirusin bashkë. Sidney Moore, 77-vjeç dhe bashkëshortja e tij, Jean, 76-vjeçare qëndruan dy shtretër afër njëri tjetërit, pasi ata të dy “nuk ndahen kurrë”.

Dy të moshuarit nga Anglia u dërguan me urgjencë në spital më 10 prill pasi kishin rezultuar pozitivë për koronavirusin. Pas shtrimit në spital, çifti kërkuan që të qëndronin në të njëjtën dhomë, dhe infermieret u kujdesën që shtretërit e tyre t’i vendosnin afër.

Moore, i cili tashmë ndodhet në shtëpi me bashkëshorten duke u shëruar, u shpreh se ishte dëshira e tyre për të qëndruar bashkë dhe se u kujdesën që dëshira t’u plotësohej deri në fund.

“Ne nuk jemi ndarë asnjë herë për më shumë se 60 vite, ne nuk rrimë të ndarë”, shtoi i moshuari.

Burrë e grua e lanë spitalin më 15 prill dhe tashmë janë drejt shërimit në shtëpi.

Shpërndaje