VIDEO/ Astrit Beci i përgjigjet Ademit për herë të parë për testimet: Bashkëpunim, por jo në këtë rast

Shpërndaje

Drejtori rajonal i Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Mjeku Astrit Beci tha se situata në Shkodër është drejt përmirësimit, ku tre vatra janë mbyllur dhe është drejt përfundimit situata në lagjen Dobraç.

Konkretisht Beci tha se janë mbyllur vatrat e Kirasit, Vau i Dejës dhe Draçinit. Në lidhje me kërkesën publike të kryetares në detyrë të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi për bashkëpunim në gjurmimin e rasteve dhe kryerjen e testeve, dërguar një javë më parë, drejtori Beci i kthehu përgjigje për herë të parë në Report Tv se është i gatshëm të bashkëpunoj me pushtetin vendor, por në rastin e gjurmimit merret njësia speciale.

Vatra e Kirasit, Vau i Dejës dhe Draçini është mbyllur si situatë, ndërsa edhe në lagjen Dobraç situata është drejt përfundimit. Ekipi mjekësor është shprehur qartë për vdekjen e dy pacientëve dhe asaj është versioni që duhet të besojmë. Si vdekje në Shkodër me COVID kemi vetëm një rast. Numri i tamponëve të bëra në Shkodër është 600 deri në këto çaste. Numri i të infektuarve sot është 99 dhe urojë që ta kalojmë sa më lehtë situatën dhe me sa më pak komplikacione” tha Beci

Për kërkesën e Ademit Beci tha se “Çdo bashkëpunim me pushtetin lokal vendor është i mirëpritur dhe ne nuk kemi refuzuar asnjëherë një të tillë. Nëse bashkia dëshiron të bashkëpunoj ne jemi të gatshëm që të koordinojmë procesin. Për sa i përket gjurmimit të rasteve është detyre specifike e njësive të specializuara

Shpërndaje