Një tjetër efektiv I FNSH-së, një shitëse dhe një pacient I spitalit janë tre rastet e reja të të infektuarve në Shkodër, raporton gazetari i Ora News, Bepin Kolvata.
Sot u regjistruan 22 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar në 584 numrin e përgjithshëm të infeksioneve.
Ndërkohë rëndohet situata në fasoneri, 17 raste të reja me Covid në Krujë e Kurbin
Ministria e Shendetësisë konfirmoi se harta e të prekurve nga COVID-19 sot u zgjerua në Kurbin, Krujë, Shkodër dhe Tiranë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 253 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 99 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 23 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 19 raste