Në Bronks të Nju Jorkut, një shqiptaro-amerikan nga Selca e Kelmendit përpiqet të ndihmojë njerëzit në nevojë në këtë kohë pandemie.
Ai quhet Aleksandër Nilaj dhe është themelues i shoqatës shqiptaro-amerikane “Dora e Hapur”.
Siç njofton kolegu i “Zërit të Amerikës”, Ilir Ikonomi, zoti Nilaj i ndihmon të tjerët pa asnjë interes dhe pa ndonjë financim nga qyteti i Nju Jorkut.
“Kjo ndihmë i shkon gjithë komunitetit këtu, pa marrë parasysh rracën. Zakonisht ndihma ju shkon njerëzve në nevojë. Ndihmat vijnë nga organizata të ndryshme, biznese të huaja, natyrisht edhe komuniteti shqiptar. Ata na ndihmojnë më ushqime, pr edhe me para”, thotë ai për “VOA”.