Informacion mbi situaten në territorin e Qarkut Shkodër. Merren 19 mostra të reja…

Shpërndaje

Informacion mbi situaten ne territorin e Qarkut Shkoder.

Vijon ndjekja e situates epidemiologjike.

Nga NJVKSHV, Shkoder imformohemi se pas njoftimit zyrtar te MSHMS , numri i te infektuareve ne rrethin tone shtohet edhe me 2 raste pozitiv Covid 19 .
Totali i te infektuareve ne rrethin Shkoder shkon ne 96 raste Covid 19 Pozitiv.
Nderkohe jane derguar sot edhe 19 mostra te tjera ne ISHP, Tirane.

Vazhdojne cdo dite me gjurmimet dhe hetimet epidemiologjike ne terren deri ne shkeputjen e zinxhirit infektues.

Nga NJVKSH PUKE Vijon hetimi epidemiologjik per rastet mundshme të dyshuara me covid-19.
Gjendja shendetesore e 4 pacienteve te sheruar nga covid-19, duket shume e mire, nuk kane ankesa per ndonje komplikacion post-virale apo shqetesime te tjera.
Deri tani, nuk kemi raportime nga mjeket, sherbimi i urgjences apo 127, per asnje rast covid-19

Bashkia Malësi e Madhe, vazhdon të ndjekë situatën e krijuar për shkak të virusit COVID-19.
Nuk ka rast të prekur me covid-19.

Sot, NJVKSH M.Madhe,ka marre nje tampon ( ekzaminim per Covid-19).

Analiza eshte derguar prane Institutit te Shendetit Publik per Ekzaminim.

NjVKSh, monitoron gjendjen shendetesore personave te vetekarantinuar ,ne zbatim te Urdherit te perbashket per Vetekarantinimin e Shtetasve Shqipetare qe duan te futen ne territorin e Republikes se Shqiperise nga te gjitha pikat kufitare tokesore.
Gjendja e tyre shendetesore eshte e mire.
Numri i Kiteve per sot-1.
Nr. i personave te dyshuar per Covid-19 – 1
Numri i personave qe kane hyre nga pika kufitare, Hani i Hotit – 47, udhetare te mjeteve te transportit te mallrave.

Sot jane shperndare pako ushqimore per pensionistet dhe familjet ne nevoje ne NjA Kastrat 30 pako ushqimore, ne NjA Qender 7 pako ushqimore.

Gjendja shendetesore e 13 personave te akomoduar ne konviktin e Tamares eshte e mire, ushqehen 3 here ne dite nga guzhina e konviktit me shpenzimet e bashkise.Tek Cavaliero jane te akomoduar 6 persona te cilet jane ne gjendje te mire,neser behen 13 dite qe jane tek hoteli por kane qendruar edhe 1 dite ne dogane, pretendojne te shkojne ne shtepite e tyre.

Sot u moren Tampon dy te atdhesuarve te konvikti i universitetit L Gurakuqi.. gjendja e tyre eshte e qendrueshme..

Vijon te monitorohet dhe te ndiqet situata nga KMC, ne te gjithe territorin e Qarkut ne drejtimin e ZV.Ministrit te MB, si perfaqesues i KNEC, ne rolin e kordinatorit.

Shpërndaje