2 raste të reja me COVID-19 në Shkodër, një infermier dhe një efektiv i FNSH

Shpërndaje

14 raste të reja me Covid-19 në 24 orë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se një prej tyre është mjek në Shkodër, duke çuar në 562 numri i të infektuarve në total.

Gazetari Simon Shkreli tha për “ABC News” se tashmë është identifikuar dhe infermieri punon në repartin e reanimacionit. Ai theksoi deri tani janë 7 infermier të repartit të Reanimacinonit dhe një në repartin e Kirurgjisë.

Gjithashtu Simon Shkreli tha se bëhet fjalë edhe për një Efektiv të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, i cili pas shenjave është izoluar, pas realizimit të tamponit. Edhe policëve që kanë qenë kontakt i është kryer tamponi dhe kanë rezultuar negativ: “ka filluar gjurmimi epidemiologjik me të kontaktet”, raporti gazetari.

Shpërndaje