Doktor Basri Qalliu nga Gjirokastra i cili shërbeu në Shkodër si kirurg dhe drejtor i spitalit…

Shpërndaje

MIRËNJOHJE PËR PUNONJËSIT E SHËNDETËSISË👩‍⚕️👨‍⚕️🙏

🏠🏛| Në këtë imazh të Kel Marubit, doktor Basri Qalliu së bashku me stafin e tij mjekësor – në foto, i veshur me kostum – po kujdeset për pacientët e tij.

Doktor Basriu lindi në 1883 në Gjirokastër. Kreu studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në Stamboll. Pas rikthimit në Shqipëri u emërua mjek në Bashkinë e Shkodrës dhe deri në vitin 1911 shërbeu si drejtor i spitalit civil të Shkodrës. Gjatë punës së tij si mjek ka kryer një sërë operacionesh të vështira, kjo edhe falë bashkëpunimit me mjekë të huaj: ata austro-hungarezë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe mjekët e Kryqit të Kuq Amerikan në vitet 1919-1921. Deri në fund të jetës, ushtroi profesionin e kirurgut në Shkodër.

ℹ️📖Informacion i marrë nga libri i autorit Smajl Bala “Historiku i Shëndetësisë të Qarkut Shkodër: 2 shekuj p.e.r-1980”, Volumi I (nga gërmat A-Ll), Shkodër, 2016

©MKFM, Kel Marubi, Doktor Basri Qalliu me pacientë, pa vit

Shpërndaje