Rama në Bruksel: Ligji për Investimet Strategjike shfuqizohet, për Zonat e Mbrojtura premton rishikim…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën në Bruksel, gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare për negociatat me Bashkimin Evropian, se ligji për Investimet Strategjike do të shfuqizohet, duke theksuar se ai e ka përmbushur tashmë qëllimin për të cilin u miratua.

Lidhur me ligjin për Zonat e Mbrojtura, Rama sqaroi se qeveria nuk parashikon ta anulojë atë, pavarësisht rezolutës së Parlamentit Evropian që kërkon shfuqizimin e ndryshimeve të bëra. Sipas tij, ligji do të rishikohet dhe do të përshtatet me standardet dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian, duke korrigjuar çdo dispozitë që nuk është në përputhje me to.

Nga ana tjetër, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, theksoi se Shqipëria duhet të tërheqë edhe ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke i cilësuar ato si një hap të domosdoshëm për përparimin në mbylljen e Kapitullit 27, që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Shpërndaje