Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s…

Shpërndaje

Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Biosfere nga UNESCO, një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për një nga pasuritë më të mëdha natyrore të Shqipërisë.

“Ky është një moment krenarie për Shkodrën, për komunitetet që jetojnë pranë liqenit dhe për potencialin e jashtëzakonshëm që ky territor mbart në zhvillimin e turizmit, ekonomisë lokale dhe të gjithë rajonit, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies së banorëve”, shkruan kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. 

Liqeni i Shkodrës nuk është vetëm një pasuri natyrore.

Është më i madhi në Ballkan, me një sipërfaqe nga 360-540 km2, me potenciale të larta natyrore, biologjike dhe hidrologjike. 

Liqeni karakterizohet nga një florë dhe faunë shumë e pasur e me shumë endemizma, si dhe nga një kapacitet dhe diversitet i lartë shpendësh, prej të cilëve 168 lloje u përkasin habitateve ujore.

 Ai përfaqëson identitetin, historinë dhe trashëgiminë e një zone me vlera të veçanta, duke mbetur një nga asetet më të çmuara të Shkodrës dhe të Shqipërisë.

Shpërndaje