
Se ç’mu kujtua sot kjo fjalë e urtë…
“Kur qenit i vjen ngordhja, shkon dhe urinon në derë të xhamisë”.
Kjo fjalë e urtë na kujton se kur dikush e sheh fundin e padrejtësisë së tij, kur e kupton se po humbet ndikimin, pushtetin apo interesat e veta, shpesh nuk pendohet, por sulmon vlerat më të shenjta të shoqërisë.
Nuk është trimëri të tallesh me fenë, me moralin, me familjen apo me besimin e njerëzve. Kjo është shenja e atij që nuk ka më argumente, por vetëm dëshpërim.
Historia ka treguar se shumë janë ngritur kundër të vërtetës, por e vërteta ka mbetur, ndërsa emrat e tyre janë harruar. Kur njeriu humbet busullën morale, fillon të godasë pikërisht ato gjëra që mbajnë gjallë një komb: fenë, nderin, familjen, pronën dhe identitetin.
Shënim;
Të ofendosh komunitetin më të madh në Shqipëri do të thotë pikërisht që ti po sillesh sipas fjalës së urtë të përmendur më lart.
Ardit Hoxhllaku (Myfti i Vlorës)




