Caktohet vendi ku do të karantinohen emigrantët në Shkodër…

Shpërndaje

Gjate dites sotme eshte organizuar takimi radhes i KMC, nga i Deleguari i KNEC, Besfort Lamallari, Minister i Brendshem, takim ne te cilin moren pjese Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA, Bardhyl Kollçaku, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit , Ardi Veliu, Dr. Policise Vendore Shkoder, Niko Brahimaj dhe Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi.

Ne kete takim u analizua situata e funksionimit te tregjeve ne bashkine Shkoder, dhe ne perfundim te takimit me propozim te kryetares se Bashkise Shkoder u mor vendim qe duke filluar qe neser me dt.14.04.2020 te mbyllet per nje periudhe 2 javore tregu ne Zdrale dhe te merren masa shternguese shtese per disiplinimin e tregut ne Merkaten e Rusit.

Nderkohe u organizua edhe nje takim tjeter me perfaqesues te NJVKSh, Rajonale te 5 bashkive dhe me pjesmarrjen e Silva Bino, Drejtoresha e Pergjithshme e Epidemiologjike e Shqiperise. Ne kete takim u diskutua ne lidhje me masat shtrenguese dhe bashkepunimin e punes se NjVKSh me strukturat e policise per ndjekjen e vetkarantinuarve te izoluarve dhe per ndalimin e qarkullimit te izoluarve dhe masat shtrenguese qe do te merren nese konstatohen dalje ne publik te personave te shpallur pozitiv.

Njekohesisht u kerkua bashkepunim i ngushte me strukturat e DVP, per te ushtruar me force kompetencat per ndalimin e qarkullimit, dhe eleminimin e grumbullimeve dhe mbeshtetjen e strukturave perkatese per kontaktimin e personave te deklaruar pozitiv prane shtepive te tyre.

U vendos gjithashtu venia ne gadishmeri e konviktit te univeristeti Luigj Gurakuqi ne dispozicion te te ardhurve nga jashte shtetit, per akomodimin e tyre ne keto ambiente te cilet do te pershtaten brenda dt.14 Prill.2020.

Situata epidemiologjike ne Shkoder, sipas informacionit te NJVKSh, sot u kthye pergjigja e 27 mostrave te derguara dije prej te cilave rezultuan 13 pozitiv, duke e cuar ne 70 numrin e te infektuarve ne bashkine Shkoder. U moren masa per izolimin e tyre dhe te gjithe rrethit familjar dhe shoqeror te tyre, duke bashkepunuar me strukturat e policise per kontaktimin dhe mbikqyrjen e tyre.

Shpërndaje