Aksident fatal në Lezhë–Rrilë, humb jetën drejtuesi i motorçikletës…

Shpërndaje

Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Lezhë–Rrilë, pranë kryqëzimit të Superstradës.

Nga të dhënat e para mësohet se një automjet është përplasur me një motorçikletë, ndërsa si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Shpërndaje