
Aksident tragjik në Unazën Perëndimore të Shkodrës.
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak minuta më parë. Viktima, një mashkull që po lëvizte me biçikletë, është përfshirë në ngjarje pas përplasjes mes dy automjeteve, një “Mercedes Benz” dhe një mjeti tip “Ford”.



