
LAJMËRIM PËR SHTYP
Ndërkohë që flota humanitare vazhdonte misionin e saj drejt Gazës, raportimet e fundit ndërkombëtare bëjnë të ditur se marina ushtarake izraeliane ka marrë kontrollin e disa prej anijeve të Global Sumud Flotilla në ujërat pranë Qipros.
Disa komando izraeliane janë parë duke hipur në njërën prej anijeve të flotiljes, ndërsa misioni ishte ende në det dhe po përpiqej të arrinte Gazën për të sfiduar në mënyrë paqësore bllokadën dhe izolimin e paligjshëm të popullit palestinez.
Në këtë mision merr pjesë edhe shqiptari Baki Goxhaj, nga kolektivi “Palestina e Lirë”.
Në këtë moment kërkojmë vëmendje maksimale, ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe reagim të menjëhershëm nga institucionet shqiptare për garantimin e sigurisë, të drejtave dhe mbrojtjes konsullore të tij dhe të çdo pjesëmarrësi tjetër në mision.

Pjesëmarrja e tij është mishërim i frymës së palëkundur të solidaritetit Shqiptar me Palestinën dhe vjen në një moment kur “Izraelizimi” i Ballkanit – duke përmendur alarmin e ngritur nga Francesca Albanese, Raportuesja Speciale e OKB-së – po thellohet dhe bashkëfajësia e shtetit shqiptar në sistemet e shtypjes po bëhet gjithnjë e më e dukshme, ashtu si ndërlidhjet mes brigjeve të Mesdheut, kthyer në fushëbetejën e një sistemi ekonomik të shtypjes, bllokadës, deportimit, vrasjes, burgimit, dhe gjenocidit.
Siç zbardhet gjithnjë e më shumë nga raportimet e shumta, gjenocidi në Gaza është krim ndaj njerëzimit, i cili po mundësohet në nivel ndërkombëtar nga bashkëfajësia ushtarake, politike, ekonomike, diplomatike e shteteve dhe e ashtuquajtur “humanitare”. Kjo është arsyeja përse duhet të ndalojmë çdo veprimtari të tillë, që e mundëson pushtimin, aparteidin dhe gjenocidin.

Siç zbardhet gjithnjë e më shumë nga raportimet e shumta, gjenocidi në Gaza është krim ndaj njerëzimit, i cili po mundësohet në nivel ndërkombëtar nga bashkëfajësia ushtarake, politike, ekonomike, diplomatike e shteteve dhe e ashtuquajtur “humanitare”. Kjo është arsyeja përse duhet të ndalojmë çdo veprimtari të tillë, që e mundëson pushtimin, aparteidin dhe gjenocidin.
Misioni humanitar i organizatës “Global Sumud Flotilla”, në koalicion me organizatat e tjera “Freedom Flotilla Coalition”, “Thousand of Madleens To Gaza” dhe të tjera akoma, synon të sfidojë në mënyrë paqësore izolimin dhe rrethimin e paligjshëm të Gazës nga Izraeli, nëpërmjet solidaritetit ndërkombëtar, me një flotilje në det, që mbledh përreth aktivistë, gazetarë, mjekë, artistë dhe qytetarë nga rreth 50 shtete, të përbashkuar nga thirrja për paqe, drejtësi dhe respektim të të drejtave themelore të njeriut.
Ndërkohë që po zhvillohet Festivali i Eurovision-it, nën thirrjet e vazhdueshme për bojkot dhe përjashtim të Izraelit, Pjesëmarrja shqiptare në këtë flotë, me anë të Bakiut, merr përmasa akoma më të gjera solidariteti e guximi qendrestar. Ajo dëshmon se, si shqiptarë, ballkanas dhe si mesdhetarë, refuzojmë të rrimë heshtur. Refuzojmë të jemi bashkëfajtor me atë që po ndodh në Shqipëri me industrinë e armëve (marrëveshjet e “Kayo”-s me “Leonardo”-n, “Fincantieri”-n dhe “Elbit Systems”-in), me të ashtuquajturën “siguri kibernetike” (si samiti me Izraelin i mbajtur më 12 maj), me bankat e reja dixhitale (“JetBank”), me shpronësimin dhe shkatërrimin e të mirës publike/natyrore (ishulli i Sazanit, ishulli i Zvërnecit, Laguna e Nartës, Rrjolli, Durrësi etj.).
Veprimet e qeverive tona nuk na përfaqësojnë, prandaj shpeshherë kemi ngritur zërin për të denoncuar rolin e qeverisë shqiptare nën sloganin “jo në emrin tim”, raste ku Bakiu ka qenë ndër zërat më të fortë.
Liria dhe e drejta e popullit palestinez për vetëvendosje, drejtësi dhe paqe janë larg bërjes realitet, sidomos ngaqë Bordi i Paqes është një projekt imobiljar i paligjshëm privat, dhe ngaqë popullsia, sidomos në Gazë, por jo vetëm aty, po përballet me një krizë të rëndë humanitare të shkaktuar nga shteti i Izraelit dhe nga hallkat e shumta të makinerisë së pushtimit, aparteidit dhe gjenocidit. Ndërkohë vërejmë se ky gjenocid po shtrihet edhe në Bregun Perëndimor, në Liban e më gjerë në Azinë Lindore, në agresionin ndaj Iranit, duke destabilizuar krejt rajonin dhe duke minuar ligjet ndërkombëtare, ashtu si dhe ekonominë botërore.
Ne mbajmë me vete ndjenjat dhe vlerat e një populli që e kupton pushtimin, kolonizimin dhe spastrimin etnik si ngjarje të përjetuar. Kujtojmë gjenocidet që kemi vuajtur në Çamëri, Kosovë e gjetkë; shpëtimin e hebrenjve në një kohë kur ishim vetë të pushtuar dhe të kolonizuar nga Italia dhe Gjermania; çeljen e shtëpive dhe mbështetjen ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë spastrimit etnik nga Serbia; si dhe kemi përjetuar mërgimin dhe dhunën migratore, të cilat vazhdojmë t’i vuajmë edhe sot e kësaj dite.
Ne qëndrojmë në solidaritet me Palestinën me bindjen se drejtësia që i mohohet dikujt është drejtësi e mohuar gjithkujt. Mesdheu është deti që na lidh me anë të rezistencës, të kujtesës së përbashkët dhe të angazhimit të palëkundur për çlirim, derisa Palestina të jetë e lirë.
I bëjmë thirrje Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ambasadave përkatëse dhe autoriteteve diplomatike shqiptare që të reagojnë menjëherë, të ndjekin në kohë reale fatin e shtetasit shqiptar Baki Goxhaj dhe të kërkojnë garanci të plota për sigurinë, integritetin fizik, të drejtat ligjore dhe lirinë e tij.
Nëse pjesëmarrësit janë ndaluar, izoluar apo transferuar me forcë, autoritetet shqiptare kanë detyrimin të ndërhyjnë pa vonesë dhe të mos qëndrojnë në heshtje përballë një ndërhyrjeje ushtarake ndaj një misioni civil, humanitar dhe paqësor.
Ftojmë të gjithë shqiptarët, aktivistët, organizatat, gazetarët dhe qytetarët solidarë të ndjekin përditësimet, të shpërndajnë informacionin, të kërkojnë reagim institucional dhe të qëndrojnë pranë Bakiut, Flotiljes dhe popullit të Gazës.
Ky është momenti për të mos heshtur e për të treguar dinjitet!
Palestina e lirë.
Liri për Gazën!
Siguri për Bakiun dhe për të gjithë pjesëmarrësit e flotiljes.




