
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen Perash të Shkodres , ku një vajzë e mitur ka rënë nga kati i tretë i një pallati.
Sipas informacioneve paraprake, e mitura është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa burime bëjnë me dije se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Hetuesit po verifikojnë nëse bëhet fjalë për një rënie aksidentale apo nëse e mitura është hedhur vetë nga lartësia. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rastin.




