RENEA “zbarkon” në Mirditë, kontrolle për kapjen e Elson Reçit…

Shpërndaje

Forcat speciale RENEA kanë zhvilluar që në orët e para të mëngjesit një operacion kontrollesh në zonën e Mirditës, në kuadër të kërkimeve për Elson Reçin, person në kërkim nga SPAK prej majit 2024.

Sipas burimeve, aksioni nisi pas informacioneve operative se Reçi mund të ishte rikthyer në Shqipëri. Kontrollet u përqendruan në banesën e familjes së tij dhe në disa ambiente të tjera të dyshuara, por pa arritur lokalizimin e tij.

Më pas u konstatua se personi që kishte hyrë në territorin shqiptar ishte vëllai i Elson Reçit dhe jo ai vetë.

SPAK dyshon se Reçi ka pasur rol në krijimin e kushteve për atentatin ndaj Preng Gjinit, ngjarje e lidhur me përplasjet mes grupeve kriminale në zonën e Lezhës dhe Mirditës.

Ai është gjithashtu nip i Kastriot Reçit, biznesmenit të ekzekutuar me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020. Hetimet për kapjen e tij vijojnë.

Shpërndaje