
Një aksident rrugor ka ndodhur pranë fshatit Tresh, në aksin e vjetër Lezhë–Milot, ku një automjet dyshohet se ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit.
Si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar. Njëri prej tyre është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë marrë ndihmë në vendngjarje dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.




