Tragjedi në Shkodër, i riu humb jetën pasi dyshohet se u hodh nga pallati në “Vojo Kushi”…

Shpërndaje

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër, ku një i ri ka humbur jetën, pasi dyshohet se është hedhur nga një pallat.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi identitetin e viktimës, ndërsa pritet reagimi zyrtar i policisë për më shumë informacion lidhur me rastin.

Shpërndaje