I thyen këmbët dhe i prenë veshin, dhunohet në Lezhë ish-kryetari i PD-së në Dajç…

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Lezhë, ku është dhunuar ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të Dajçit në Zadrimë, Sokol Toma.

Sipas informacioneve paraprake, 53-vjeçari është goditur me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar. Për shkak të plagëve të marra, ai fillimisht është transportuar për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se Toma ka pësuar dëmtime të rënda fizike, ku mes tyre raportohet se i janë thyer këmbët dhe i është prerë njëri vesh. Aktualisht ai ndodhet i shtruar në pavijonin e ortopedisë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi.

Shpërndaje