Reagimi i fortë i Zija Vukaj ndaj zhurmave të “Moto Fest Shkodra” në qendër të qytetit…

Shpërndaje

Shkrimtari shkodran ka reaguar për atmosferën e krijuar gjatë aktivitetit “Moto Fest Shkodra”, duke e cilësuar zhurmën e motorëve si një shqetësim për qytetin dhe banorët. Përmes një statusi me gjuhë të fortë artistike, ai përshkruan ndikimin që sipas tij kjo natë pati në qetësinë e Shkodrës.

Reagimi i plotë:

Një ndotje të dhunshme akustike po përjetojnë qytetarët e pafajshëm të qytetit të Shkodrës. Krisma të pamëshirshme zemërçjerrëse kanë pushtuar çdo skutë të qytetit. Tufa zogjsh që strehoheshin nëpër pemë kanë marrë arratinë. Taborre të sëmurësh me zemër kanë shtuar dozën e qetësuesve. Buçimat e llahtarshme të motoçikletave të përbindshme shumëkubikëshe, kanë zëvendësuar tingujt e butë të jetës së qytetit që prodhon vetëm muzikë. Llahtari sonte më 9 maj të këtij viti.

Shpërndaje