
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e kësaj të enjteje qytetin e Sarandës.
Sipas të dhënave paraprake, viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, i cili dyshohet se është qëlluar me armë në rrethana që ende nuk janë zbardhur plotësisht.
Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se ai është goditur me një plumb në kokë dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Menjëherë pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë izoluar perimetrin dhe po kryejnë veprimet hetimore për sigurimin e provave dhe identifikimin e autorëve.




