Jo vetem shoferi i dehur! Femijet po i vrasin qytetet prej betoni!…

Shpërndaje

Nga Mentor Kikia

Jo vetem shoferi i dehur! Femijet po i vrasin qytetet prej betoni!

Vrasja e dy femijeve ne Durres ka shkaktuar, me te drejte, nje vale reagimesh publike.
Disa kerkojne qe shoferi i dehur, apo i cmendur, te denohet me vdekje. (E therrasim ne ndihme vdekjen sa here perballemi me ngjarje te renda)!

Disa kerkojne qe te shtohet prania policore edhe neper lagje, e disa propozojme te vendosen barriera per te reduktuar shpejtesine e te cmendurve.
Shoferi bastard duhet te marre maksimumin e denimit qe parashikon ligji. Kjo eshte me e pakta.
Por ngushellimet qe vershuan lume, nga Presidenti i Republikes deri tek me i fundit qytetar, nuk mjaftojne.

Duhet te mesojme nga tragjedite!

Ne pergjithesi, ne jemi bastarde ne rruge, ne raport me respektimin e rregullave te qarkullimit, qe do te thote se te cmendur te tille do te kete vazhdimisht, ndaj masat ligjore duhet te forcohen. Ne ekstrem madje!
Por kemi edhe “qytete bastarde”, ku masat e sigurise ne zona te banuara jane shume modeste dhe rruget shpesh jane zgjatime te oborreve te pallateve apo shtepive.

Duhet te kuptojme pra, qe ka edhe nje “vrases” tjeter te femijeve: Mungesa e hapesirave publike ku ata te luajne.
Femijet qe humben jeten tragjikisht ne nje zone informale, te ndertuar kuturru nder vite, po luanin me top ne trotuar.
Padyshim qe trotuari nuk eshte vendi i makinave, por ama nuk eshte as per te luajtur femijet me top.

Qytetet tona jane qytete vrasese te femijeve!

Nuk ka sheshe!
Nuk ka parqe!
Nuk ka mjedise argetimi!
Nuk ka qendra ku ata te kalojne kohen e lire e te ushtrojne hobet e tyre!
Keto qytete u vrasin femijerine, por ndodh qe u marrin edhe jeten, kur barstardet hipin ne trotuar!

Qytetet tona jane shnderruar ne burgje betoni.
Cdo muaj hapesirat publike zvogelohen.
Ngrihen pallate ku te mundet. Sheshet mes tyre shnderrohen ne parkingje per makinat.

Femijet “argetohet” duke lozur neper shkallet e pallateve, mes makinave apo karrigeve te lokaleve qe zene cfare lene te lire ndertuesit. Ose luajne ne trotuare, ku nuk mungojne te cmendurit si ky rast.

Betoni vershon pa meshire mbi cdo gje, duke i shnderruar qytete tona ne xhungla ndertesash, ku ka vend per te investuar por jo per te jetuar.

Sepse te jetosh nuk mjafton te kesh nje apartament.

Shperndaje kete “thirrje”, nese je dakord edhe ti!

Shpërndaje