
Një aksident rrugor është shënuar në zonën e Lalmit të Ri, në rrugën “Nush Radovani” në Lezhë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.
Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e drejtuesit nga mjeti i përmbysur.
Drejtuesi, një shtetas mashkull, është gjetur me shenja jete dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor. Ndërkohë, ekipet e emergjencës kanë kontrolluar automjetin dhe zonën përreth për persona të tjerë të mundshëm, por rezultoi se në mjet ndodhej vetëm ai.





