
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin Anxhelo Plaka, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Haki Bajrami, 78 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Haki Bajrami.
Drejtuesi i automjetit shtetasi Anxhelo Plaka, është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




