Publikohet Urdhri i Manastirliut… Të SHTUNËN dhe të DIELËN gjithçka MBYLLUR…

Shpërndaje

Të shtunën dhe të dielën gjithçka do të jetë mbyllur.

Ky është urdhri që ka dhënë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pas zgjatjes së orarit të qarkullimit nga ora 05:00 deri në 17:30.

Kryeministri Edi Rama njoftoi pak ditë më parë se duke filluar nga dita e sotme do të kishte më shumë liri në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, por bashkë me me lehtësimet ka ardhur edhe mbyllja totale për të shtunën dhe të dielën.

Fasha orare do të jetë 05:00-17:30, ku do të lejohet qarkullimi i këmbësorëve, që gjithashtu duhet të pajisen me leje-daljen, të cilën mund ta marrë vetëm një person nga familja.

Ndryshe nga java e kaluar, duke filluar nga sot leje-dalje do të jetë 30 minuta më shumë, pra qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin për 90 minuta, duke ruajtur distancën mes njëri-tjetrit.

Të vetmit që nuk lejohet të aplikojnë për leje-dalje janë pensionistët, pasi atyre u është ndaluar që të lëvizin, pasi janë më të rrezikuarit nga COVID-19.

5e93fb86319711_copy.jpg
5e93fb920b1532_copy_copy.jpg
Shpërndaje