
Drejtoria Vendore e Policisë ShkodërSpecialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. C., 33 vjeç, banues në fshatin Bërdicë e Mesme, pasi në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. H., 29 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në fshatin Bardhaj dhe K. K., 27 vjeç, banues në Shkodër, pasi nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit të tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.




