Atentat në Lezhë, vriten brenda makinës burrë e grua…

Shpërndaje

Një atentat i rëndë me armë zjarri është shënuar në Balldren të Lezhës, ku një automjet tip “Audi Q7”, me ngjyrë të zezë, është qëlluar me breshëri plumbash.

Si pasojë e sulmit, kanë humbur jetën dy persona, të cilët udhëtonin në automjet. Njëri prej tyre është identifikuar si Kreshnik Mujeci, ndërsa viktimë ka mbetur edhe bashkëshortja e tij.

Mjeti është gjetur i shpuar nga plumbat, ndërsa dyshohet se autorët kanë vepruar në mënyrë të organizuar, duke u ngritur pritë viktimave.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shpërndaje