COVID 19: Rajoni ende i paprekur në Shqipëri, kryebashkiaku tregon sekretin!

Shpërndaje

Malësia e Madhe është mes rajoneve që ende nuk i janë shtuar hartës së Shqipërisë të prekur nga epidemia Covid-19. Ashtu si edhe Girokastra e Laçi, që deri tani nuk ka shënuar asnjë person pozitiv me koronavirus.

Kryetari i Bashkisë së këtij rajoni, Tonin Marinaj, në një intervistë të dhënë për Report TV, ka shpjeguar se edhe rastet që ishin dyshuar, pasi kanë bërë tamponin, kanë rezuluar negativë dhe kjo e ka lehtësuar jon pak.

Sakaq, ai tha edhe se udhëzimet e shtetit janë respektuar me përpikmëri në Malësinë e Madhe dhe njerëzit nuk kanë shkelur rregullat.

“Dhe pse kemi qenë  afër dy vatrave pak a shumë të infektume si Tuzi dhe Shkodra, ne ndodhemi në këtë pozicion shumë të kënaqshëm për banorët. Asnjë i prekur, kemi patur raste të dyshuara janë marra tampone dhe kanë rezultuar negativ, nuk kemi asnjë rast të prekur me covid-19”.

Shpërndaje