
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se në IEVP Reç është regjistruar një incident, ku dy të paraburgosur, A.Gj. dhe F.D., kanë ushtruar dhunë ndaj një gardiani të burgut.Sipas njoftimit, ata kanë shkaktuar edhe dëmtime në pajisjet brenda ambienteve të institucionit. Menjëherë pas ngjarjes, të dy janë futur në regjim izolimi, ndërsa po merren masat përkatëse disiplinore dhe procedurale.



