
Kohët e fundit është vënë re një rritje e numrit të personave të prekur nga kanceri i stomakut. Këtë e ka theksuar mjeku Arvin Dibra, i cili shprehet se ky lloj kanceri renditet i treti për nga përhapja. Sipas tij, problemi kryesor mbetet fakti që në shumicën e rasteve sëmundja diagnostikohet në faza të vona, çka e bën më të vështirë trajtimin dhe rrit nevojën për zbulim sa më të hershëm.
Deklaratat u bënë gjatë një konference shkencore të organizuar në Shkodër, e cila kishte si qëllim krijimin e një databaze universitare spitalore për kancerin e stomakut, në mënyrë që të përmirësohet menaxhimi dhe trajtimi i kësaj sëmundjeje.




