
Për herë të parë në Shkodër, një institucion kulturor zgjedh një formë kaq të drejtpërdrejtë dhe simbolike për të vlerësuar median. Teatri “Migjeni”, nën drejtimin e Gerti Palalit, i ka dërguar një letër falënderimi në zarf portalit Realiteti Post, duke shprehur mirënjohje për kontributin në pasqyrimin e jetës artistike. Një gjest i veçantë dhe i pazakontë për realitetin lokal, që shënon një risi në raportin mes institucioneve dhe mediave.
Letra e faleminderit:
Drejtuar: REALITETI POST
Të nderuar,
Në emër të Teatrit “Migjeni”, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen tonë më të sinqertë për punën e palodhur dhe përkushtimin tuaj në transmetimin e lajmeve dhe informacioneve për qytetarët e Shkodrës dhe më gjerë.
Falë jush, zëri i Teatrit “Migjeni”, i artistëve tanë, si dhe promovimi i çdo premiere dhe eventi artistik, arrin në çdo familje, duke ndikuar drejtpërdrejt në pasurimin kulturor të komunitetit tonë.
Vlerësojmë lart rolin tuaj të pazëvendësueshëm dhe kontributin e madh që jepni në mbështetje të artit dhe kulturës në qytetin tonë. Bashkëpunimi juaj është një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e jetës artistike.
Duke ju falënderuar edhe njëherë për këtë kontribut të çmuar, ju shprehim respektin dhe vlerësimin tonë më të thellë.
Me respekt,
Gerti Palali
Drejtor i Teatrit “Migjeni”





