Incident në “Loro Boriçi” pas ndeshjes Vllaznia–Teuta, procedohen 6 tifozë durrsakë…

Shpërndaje

Në përfundim të ndeshjes së futbollit mes Vllaznia Shkodër dhe KF Teuta Durrës, të zhvilluar më 12 prill 2026 në stadiumin “Loro Boriçi”, janë shënuar incidente në tribunë.

Sipas Policisë së Shkodrës, gjashtë të rinj nga Durrësi, të moshave 20–23 vjeç, kanë dëmtuar disa stola në sektorët E4 dhe E5 të stadiumit. Më pas, ata i kanë hedhur stolat në ambientet e brendshme të fushës.

Për këtë ngjarje, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj tyre, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Shpërndaje