Shpallet në kërkim 17-vjeçari që dy netë më parë plagosi me thikë dy të rinj në Shkodër…

Shpërndaje

Një shtetas i mitur, 17 vjeç, është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet për disa vepra penale, përfshirë “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, si dhe “prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta” dhe “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 3 prill 2026, në lagjen “Qemal Stafa”, ku i mituri është konfliktuar me dy shtetas, 19 dhe 18 vjeç. Si pasojë e konfliktit, këta të fundit kanë marrë dëmtime në trup me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta.

Gjatë veprimeve hetimore, autoritetet kanë sekuestruar një aparat celular, një mjet prerës (thikë) dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Policia vijon punën për kapjen e 17-vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje