Ndalim 3-mujor i peshkimit në Liqenin e Shkodrës për mbrojtjen e specieve…

Shpërndaje

Për një periudhë tremujore, në Liqenin e Shkodrës do të ndalohet dhe kufizohet peshkimi i disa llojeve të peshkut, me synim mbrojtjen e tyre gjatë sezonit të shumimit dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së burimeve ujore.

Për zbatimin e këtij vendimi, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit në Shkodër, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ka hartuar një plan masash që përfshin monitorim të vazhdueshëm në terren dhe ndëshkime sipas ligjit për çdo shkelje.

Sipas drejtuesit të OMP Shkodër, Arian Çinari, ky ndalim është thelbësor për liqenin, pasi në këtë periudhë shumohen speciet e familjes së krapit, ndërsa detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve janë të përcaktuara qartë.

Gjatë tre dekadave të fundit, peshkimi i pakontrolluar dhe përdorimi i metodave të paligjshme janë kthyer në një nga kërcënimet kryesore për resurset peshkore në Liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna.

Përmes këtyre masave, autoritetet synojnë të frenojnë dëmtimin e mëtejshëm të ekosistemit dhe të garantojnë një menaxhim më të qëndrueshëm të pasurisë ujore.

Shpërndaje