Një djale 17-vjeçar nga qyteti i Lezhës ka ndërmarrë një nismë krejt unike në këtë situatë kundër koronavirusit.
Ai ka dalë në rrugët e qytetit dhe ka dhuruar 500 maska për kalimtarët e ndryshëm, ndërsa duket se ndihmon edhe të moshuarit që t’i vendosin ato për t’u mbrojtur nga Covid-19.
17-vjeçari i quajtur Aldi Gjoka ka arritur që vetëm me shpenzimet e tij të sigurojë rreth 500 maska për t’ua shpërndarë ato kalimtarëve të rastit në rrugët e qytetit të tij.
Ky gjest përbën një nismë shumë të veçantë që jep një kontribut domethënës në ndërgjegjësimin e njerëzve për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe shpresojme se shume individe te tjere te bejne te tilla vepra te mira.
Ne video duket kjo nisme kaq e bukur