Shkodër/ 76 vjeçari i jep fund jetës duke u vetëhedhur nga pallati…

Shpërndaje

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:10, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. Sh., 76 vjeç, banues në këtë lagje, dyshohet se në kushte depresioni është vetëhedhur nga pallati ku banonte. Si pasojë, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Shpërndaje